Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, ka përcjellë urimet e tij më të sinqerta për të gjithë besimtarët muslimanë dhe katolikë me rastin e fillimit të përbashkët të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe të Kreshmëve.
Në mesazhin e tij, Gjeloshaj thekson se këto dy periudha të shenjta, edhe pse nga tradita të ndryshme, bashkojnë njerëzit përmes vlerave të përbashkëta si paqja, solidariteti, falja dhe dashamirësia ndaj njëri-tjetrit.
Ai i ka ftuar qytetarët që kjo kohë të shërbejnë si mundësi për reflektim, mirëkuptim dhe forcim të unitetit në shoqëri.
“Ju uroj Ramazan të begatë dhe Kreshmë të mbara, me shëndet, paqe dhe mbarësi në familjet tuaja,” tha Gjeloshaj.










