Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Me propozim të zëvendëskryeministrit për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj, Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një fond mbështetës në vlerë prej 250 mijë eurosh për KF Deçiq.
Ky fond do të sigurohet nga profiti vjetor i Postës së Malit të Zi dhe synon funksionimin më profesional të klubit, forcimin e kapaciteteve organizative, si dhe arritjen e rezultateve të reja sportive.









