KF „Deçiq“ vazhdon marshimin drejt mbrojtjes së trofeut në Kupë, duke eliminuar edhe një rival të madh.
Pas fitores ndaj Buduqnostit, skuadra nga Tuzi triumfoi edhe ndaj Sutjeskës në çerekfinale me rezultatin 2:1.
Ndeshja ishte e fortë dhe e luftuar, ndërsa Deçiqi tregoi më shumë vendosmëri dhe qartësi në momentet vendimtare.
Fitorja vjen vetëm tre ditë pas humbjes në kampionat, duke treguar karakterin dhe reagimin e duhur të ekipit.
Sutjeska u përpoq të rikthehej në lojë në minutat e fundit, por vendasit menaxhuan mirë epilogun dhe mbrojtën avantazhin deri në fund.
Me këtë rezultat, FK „Deçiq“ konfirmon ritmin e lartë dhe ambiciet për të mbrojtur trofeun e Kupës.








