MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT / NESËR, KOMUNA E TUZIT ORGANIZON AKTIVITET SHËNDETËSOR PËR GRATË

Foto: Komuna e Tuzit

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Komuna e Tuzit, në bashkëpunim me Institucionin Privat Shëndetësor “Diagnostika”, Kryqin e Kuq dhe Qendrën e Shëndetit në Tuz, organizon një aktivitet sensibilizues më 23 tetor, në qendër të Tuzit.

Gjatë këtij aktiviteti, qytetarët do të kenë mundësinë të kontrollojnë tensionin e gjakut, nivelin e sheqerit në gjak, si dhe të marrin këshilla dhe konsultime shëndetësore nga profesionistë të fushës.

Po ashtu, do të shpërndahen kupona për ekon e gjirit, të cilat do të realizohen falas në klinikën “Diagnostika”.

Kuponët janë të destinuar për të gjitha gratë e interesuara.

Mesazhi kryesor është i qartë: Kujdesu për shëndetin tënd – sepse kontrolli i hershëm shpëton jetë.  

SHARE