KOMUNA E TUZIT SJELL INTERNET FALAS NË HAPËSIRAT PUBLIKE PËRMES PROJEKTIT “WIFI4 WESTERN BALKANS”

Foto: Komuna e Tuzit

Komuna e Tuzit është bërë pjesë e iniciativës rajonale “WiFi4 Western Balkans”, që synon të ofrojë internet falas dhe me shpejtësi të lartë në hapësirat publike.

Së shpejti, qytetarët dhe vizitorët do të mund të përdorin internet pa pagesë në zonat publike të Tuzit, duke e bërë qytetin më modern dhe më të aksesueshëm për të gjithë.

Ky projekt tregon përkushtimin e Komunës së Tuzit ndaj inovacionit dhe përmirësimit të shërbimeve për banorët e saj.

SHARE