KKSH: TAKIM ME DREJTORËT E SHKOLLAVE NË GJUHËN SHQIPE

Foto: KKSH

Me iniciativën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, është zhvilluar një takim me drejtorët e shkollave në të cilat mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.

Gjatë takimit u diskutua hapur për sfidat, çështjet dhe nevojat me të cilat përballen shkollat që ofrojnë mësim në gjuhën amtare, në kuadër të reformave të paralajmëruara në sistemin arsimor nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit e Malit të Zi.

Në përfundim të takimit, u ra dakord që secili prej drejtuesve të shkollave të përgatisë dhe të dorëzojë me shkrim në adresë të Këshillit kërkesat specifike të institucionit që përfaqëson, si dhe ato të përgjithshme që prekin arsimin në gjuhën shqipe në tërësi.

Qëllimi i kësaj nisme është që përmes Këshillit Kombëtar të kanalizohen këto kërkesa në mënyrë të strukturuar drejt institucioneve përkatëse shtetërore.

SHARE