PORTALI “MALESIA.ORG” FESTON 25-VJETORIN E THEMELIMIT

Foto: malësia.org

Sot, më 15 shtator 2025, portali i njohur informativ Malesia.org feston 25-vjetorin e themelimit, një moment historik që shënon një çerek shekulli përkushtim ndaj informimit, kulturës dhe çështjeve shqiptare në Malësi dhe më gjerë.

I themeluar në vitin 2000, Malesia.org ka qenë një nga zërat mediatik që ka sjellë lajme, analiza, opinione dhe reflektime për komunitetin shqiptar në Mal të Zi, Kosovë, Shqipëri dhe diasporë.

Gjatë gjithë këtyre viteve, portali ka qenë një platformë e rëndësishme për ruajtjen e identitetit kombëtar, për promovimin e vlerave kulturore dhe për adresimin e çështjeve politike e sociale që prekin shqiptarët në Malësi.

Në këtë përvjetor jubilar, redaksia e portalit shpreh mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët, lexuesit dhe kontribuesit që kanë mbështetur dhe ndihmuar në zhvillimin e kësaj platforme.

Në një deklaratë të publikuar me rastin e 25-vjetorit, theksohet se misioni i Malesia.org mbetet i pandryshuar: të informojë me përgjegjësi, të mbrojë të vërtetën dhe të jetë zëri i atyre që shpesh nuk dëgjohen.  

SHARE