SPAJIQ: QEVERIA MBËSHTET ZHVILLIMIN DHE PËRPARIMIN E TUZIT

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, i ka uruar nga zemra drejtuesve dhe qytetarëve të Tuzit me rastin e 1 shtatorit, Ditës së Komunës.

Ai theksoi se zhvillimi i qëndrueshëm dhe qasja përgjegjëse e menaxhmentit lokal janë garanci për përparim të sigurt dhe zhvillim të mëtejshëm.

“Arritja e një marrëdhënieje demokratike dhe harmonike mes të gjitha subjekteve shoqërore-politike dhe dallimeve qytetare është misioni i qeverisë, ku Tuzi dhe komunat e tjera kanë një partner të besueshëm, aleat dhe burim frymëzimi për mundësi të reja zhvillimi,” tha kryeministri.

Ai u shpreh i bindur se të gjithë do të vazhdojnë të kontribuojnë në forcimin e solidaritetit qytetar, përgjegjësisë shoqërore, progresit ekonomik dhe optimizmit europian. “Edhe njëherë, ju uroj Ditën e Komunës së Tuzit,” përfundoi kryeministri Spajiq.

SHARE