KRYETARI I KOMUNËS SË TUZIT PRITI NË TAKIM AMBASADOREN E SHBA-së NË MAL TË ZI

Foto: Komuna e Tuzit

Sot, kryetari i Komunës së Tuzit Lindon Gjelaj priti në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, ku së bashku me bashkëpunëtorët e tij zhvilluan një bisedë të hapur dhe konstruktive mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Tuzit dhe Ambasadës amerikane.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi çështje kyçe që lidhen me zhvillimin demokratik, ekonomik dhe shoqëror të komunës, përforcimin e institucioneve lokale dhe mbështetjen e proceseve demokratike.

Bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara mbetet një nga përparësitë kryesore të komunës, ndërsa mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së në rrugën euroatlantike të Malit të Zi është e rëndësishme dhe e vlerësuar lart.

Në fokus ishin gjithashtu iniciativat dhe projektet që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.

Kryetari Gjelaj falënderoi ambasadoren për vizitën dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Tuzit.

Marrëdhëniet mes Komunës së Tuzit dhe Shteteve të Bashkuara janë bazuar në vlera të përbashkëta të demokracisë, transparencës dhe zhvillimit, duke u shndërruar në një bashkëpunim të frytshëm dhe strategjik për të ardhmen e rajonit.

SHARE