Foto: Ilustrim
Familjet në qershor të vitit 2025 kanë konsumuar 114,794,118 kWh (kilovat-orë) energji elektrike, që është 15.41% më shumë në krahasim me konsumimin e majit 2025, ndërsa në krahasim me qershorin 2024, konsumi është rritur për 4.79%, njofton Elektroekonomia e Malit të Zi.
Siç bëjnë të ditur, fatura mesatare e qershorit për energjinë elektrike për familjet në nivel të Malit të Zi (duke përjashtuar matjet e pa lexuara në objektet që nuk janë të banuara vazhdimisht) arrin në 31,34 euro.
“Familjet në Plavë regjistrojnë konsumin më të ulët mesatar, në vlerë prej 18,92 eurosh, ndërsa konsumi më i lartë mesatar i muajit të kaluar u regjistrua në Kotorr, ku familjet konsumuan në mesatarisht energji elektrike në vlerë prej 40,07 eurosh,” thanë nga EEMZ.
65.91% e familjeve do të marrin faturë në vlerë deri në 30 euro, 17.70% e konsumatorëve do të kenë faturë nga 30 deri në 50 euro, 12.92% prej tyre do të kenë faturë nga 50 deri në 100 euro, ndërsa 3.47% e konsumatorëve kanë konsumuar energji që do të kushtojë mbi 100 euro.