SPAJIQ ME MELONIN: MBËSHTETJE PËR PROCESIN INTEGRUES TË MALIT TË ZI

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, u takua me kryeministren e Italisë në Romë, në konferencën për rindërtimin e Ukrainës.

Siç theksoi ai, ishte kënaqësi të shihej sërish me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, dhe të afirmohej mbështetja për procesin integrues të Malit të Zi dhe zgjerimin e BE-së.

“Presim së shpejti edhe forumin ekonomik ndërmjet Malit të Zi dhe Italisë, si dhe forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve. Në Romë, në konferencën për rindërtimin e Ukrainës, dërguam një mesazh të fuqishëm mbështetjeje për unitetin e Evropës, domosdoshmërinë e paqes në Ukrainë sa më shpejt dhe rimëkëmbjen e saj ekonomike dhe institucionale”, shkroi kryeministri në rrjetin X.

SHARE