KF „DEÇIQ“ MPOSHT SILEKSIN 2:0 NË ARENËN “BESA”

Foto: FC DECIC/Facbook/

Klubi Futbollistik „Deçiq“ ka shënuar një fitore të madhe në mbrëmjen e së enjtes, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Ligën e Konferencës, duke mposhtur ekipin nga Maqedonia e Veriut, Sileksin, me rezultatin 2:0.

Përballja historike, e para ndonjëherë në skenën evropiane për Deçiqin, u zhvillua në Arenën „BESA“ përpara një publiku të zjarrtë dhe entuziast.

Golin e parë për KF „Deçiq“ e realizoi Andrej Bajoviq në minutën e 39-të.

Avantazhi u dyfishua në minutën e 70-të, kur Ibrahim N’Diaye, vetëm gjashtë minuta pas aktivizimit në lojë, goditi saktë me kokë, duke shënuar golin e dytë për Deçiqin dhe duke vulosur fitoren në këtë ndeshje historike për KF „Deçiq“.

Skuadra e Deçiqit dëshmoi pjekuri dhe disiplinë taktike, veçanërisht pas përjashtimit me karton të kuq të njërit prej lojtarëve të Sileksit në fillim të pjesës së dytë.

Kjo fitore jo vetëm që forcon pozitat e Deçiqit përballë sfidës së kthimit, por gjithashtu shënon një moment të rëndësishëm në historinë e futbollit të qytetit.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet të enjten e ardhshme në Shkup.

SHARE