DITË PUSHIMI PËR DITËN E PAVARËSISË JANË MË 21 DHE 22 MAJ

Foto: SmartGuide

Ditë pushimi me rastin e Ditës së Pavarësisë janë e mërkura, 21 maj dhe e enjtja, 22 maj.

Bazuar në Ligjin për festat shtetërore dhe të tjera (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Malit të Zi”, nr. 27/07 dhe “Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 36/13, 145/21, 3/23 dhe 30/23), 21 maji – Dita e Pavarësisë festohet më 21 dhe 22 maj.

Organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që ushtrojnë veprimtari me interes publik janë të detyruara që gjatë ditëve të festës të sigurojnë kryerjen e detyrave, ndërprerja e të cilave do të shkaktonte pasoja të dëmshme për qytetarët ose shtetin.

SHARE