SHOQATAT „MALËSIA E MADHE“ – NY, „MALËSIA“ – KALIFORNI DHE „JEHONA E MALËSISË“ NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Në redaksinë e TV Boin ka mbërritur një marrëveshje bashkëpunimi e nënshkruar nga shoqatat “Malësia e Madhe” – NY, “Malësia” -Kaliforni dhe “Jehona e Malësisë” – Michigan të cilën mund ta lexoni mëposhtë në tërësi:

Duke ditur rëndësinë e bashkimit, unitetit, mirëqenies, përparimit dhe zhvillimit të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe ndihmës dhe mbështetjes së githanshme për vendlindjen tonë, shoqatat “Malësia e Madhe NY”, “Malësia në Kaliforni” dhe “Jehona e Malësis딑 kanë vendosur që aktivitetet e tyre të ardhshme t’i organizojnë si në vijim, duke nënshkruar:

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

I Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, shoqatat “Malësia e Madhe NY”. “Malësia në Kaliforni” dhe “Jehona e Malësisë” marrin përsipër që në periudhën e ardhshme të punojnë së bashku, në unitet dhe njëzëri për të përmbushur qëllimet adhetare dhe për të realizuar aktivitetet që synojnë prosperitetin e kombit shqiptar.

II Marrëveshja parashikon 10 fusha kryesore rreth të cilave shoqatat do të bashkëveprojnë.

  1. Promovimi i idealit të bashkimit kombetar;
  2. Mirëqenia sociale, ekonomike dhe kulturore e komunitetit shqiptar në SHBA;
  3. Zhvillimi dhe avancimi i vendlindjes sonë përmes mbështetjes, bashkëpunimit dhe ndihmës për vëllezërit dhe motrat tona;
  4. Mbështetje e pakushtëzuar për të gjitha iniciativat e shëndosha politike dhe shoqërore në vendlindje, mbështetje për unitetin politik dhe shoqëror të shqiptarëve, me qëllim që shqiptarët të jenë Zot shtëpie në vend të vetë;
  5. Organizimi i aktiviteteve dhe eventeve të përbashkëta me qëllim ruajtjen dhe kultivimin e vlerave, traditave dhe kulturës shqiptare;
  6. Organizimi dhe nxitja e aktiviteteve të përbashkëta për promovimin e vetëdijes kombëtare të rinisë sonë shembullore dhe atdhetare;
  7. Organizimi dhe përgatitja e mbrëmjeve dhe nismave të përbashkëta donatore për të ndihmuar dhe mbështetur nevojat e vendlindjes dhe atdheut tonë, duke filluar nga iniciativat ekonomike, projektet ndërtimore e deri te mbështetja e studentëve dhe personave me nevoja të veçanta;
  8. Thellimi i partneriteteve dhe lidhjeve të ndërsjella me adresat më të larta në Uashington me qëllim të promovimit të kombit shgiptar në mbarë botën, si dhe mbështetja për politikanët shqiptarë në SHBA,
  9. Vendosja e marrëdhënieve dhe lidhjeve të drejtpërdrejta vëllazërore me dy shtetet shqiptare, Shqipërine dhe Kosovën;
  10. Fuqizimi i aktiviteteve dhe aksioneve të përbashkëta për promovimin e gjuhës, flamurit, shkrimit, identitetit dhe pasurive kombëtare shqiptare, si në komunitetin shqiptar në SHBA ashtu edhe në vendlindie, drejt realizimit të idealit të bashkimit kombëtar.

III Shoqatat e unifikuara do të miratojnë dhe planifikojnë njëzëri edhe synime të tjera kombëtare duke pasur parasysh domosdoshmërinë e fuqizimit, faktorizimit dhe mirëqenies së popullit shqiptar.

IV Shoqatat e unifikuara do të bashkëmenaxhojnë projekte dhe aktivitete në drejtim të progresit dhe zhvillimit të komunitetit shqiptar në SHBA dhe vendlindjes sonë.

V Shoqatat do të aspirojnë njëzëri të bashkëpunojnë me të giitha shoqatat e tjera atdhetare që ekzistojnë në SHBA, me synim të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit në interes kombëtar.

California, New York, Michigan, 2 shkurt 2025

z. Senad Lulanaj

Shoqata „Malësia e Madhe NY“

z. Sherif – Sheki Krniq

Shoqata „Malësia në Kaliforni“

z. Agron Dedivanaj

Shoqata „Jehona e Malësisë“

SHARE