MARKOVIQ: NË FILLIM TË QERSHORIT HAPJA E KUFIJVE, KOPSHTET NGA JAVA E ARDHSHME

Ne fituam betejën me një virus kaq të egër dhe Mali i Zi u bë vendi i parë “Corona Free” në Evropë, tha kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq në një konferencë për shtyp.

Kryeministri njoftoi se plani është që të hapen kopshte dhe salla lojrash që nga java e ardhshme.

Kryeministri falënderoi punonjësit e mjekësisë, qytetarët, pjesëtarët e policisë, inspektimit, vullnetarët, shërbimet ajrore, punonjësit në dyqane dhe tregje …

Ai gjithashtu falënderoi stafin mësimor, falë të cilit viti shkollor në Mal të Zi nuk u ndal.

Ai tha se ky është një rezultat për të cilin duhet të jemi krenarë, por edhe të detyrohemi të vazhdojmë me përgjegjësi në luftën kundër pasojave ekonomike.

“Ne i kemi borxh mirënjohje si mediave ashtu edhe gazetarëve, sepse ata na kanë informuar për gjithçka në kohën e duhur,” tha Markoviq.

“Ndihma kanë mbërritur në të gjitha kohërat, nga adresat e ndryshme. Qëllimi ynë kryesor nuk ishte të mbushim spitalet me të sëmurët. Kjo është arsyeja pse ne patëm sukses”, tha Kryeministri.

“Unë e përgëzoj TKK për menaxhimin e tij të shkëlqyeshëm dhe strategjik gjatë epidemisë. Le të jemi përgjegjës dhe soliradizues për të mirën e Malit të Zi “, tha Markoviq.

Epidemia nuk ka mbaruar ende, ne jemi aktualisht shteti “Corona Free”, por kjo nuk do të thotë që jemi në fund të punës sepse pandemia globale është në fuqi “, tha kryeministri kur u pyet për masat lehtësuese në tubimet publike.

“Masat, siç njoftoi Instituti, duhet të jenë në fuqi deri më 1 qershor, që do të thotë se do të kemi të lëjueshme tubime publike deri në një numër të caktuar.

Tashmë jemi duke hyrë në procesin e prezantimit të tubimeve publike me masa të caktuara “, tha ai.

“Ne do të hapim kufijtë për vendet që kanë një status të ngjashëm epidemiologjik. Ne nuk do të kërkojmë asnjë test special, të gjithë do të marrin udhëzime të qarta se çfarë i pret në vend, dhe cilat rregullore duhet të respektojnë. Dhe besoj se kjo është e mjaftueshme për të parandaluar importin e virusit në Mal të Zi,” tha kryeministri.

Ai tha se kufijtë së shpejti do të jenë të hapur për Kroacinë, Slloveninë, Austrinë, Gjermaninë, Hungarinë, Greqinë…

Markoviq theksoi se detyra kryesore është ruajtja e ekonomisë, duke shtuar se “Në një periudhë sfiduese dhe të vështirë, Qeveria ka treguar respekt për të paktën dy profesione – shëndetësi dhe arsim. Unë besoj se detyra kryesore është ruajtja e ekonomisë dhe vendeve të punës, dhe mbi këtë bazë të krijojë kushtet për shërim.”

SHARE