GJUKANOVIQ: LUFTA E MADHE PËR JETËN E NJERËZVE PËRFUNDOI ME SUKSES

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq thekson se kjo fazë e luftës së madhe për vlerat më të shenjta – për jetën njerëzore – ka përfunduar me sukses, duke shtuar se tani duhet të jemi po aq të përgjegjshëm dhe të vendosur në riparimin e pasojave sociale dhe ekonomike të pandemisë koronavirus. 

Gjukanoviq theksoi se Mali i Zi ka luftuar me sukses virusin e koronës.


“Autoritetet shtetërore dhe shoqëria malazeze në tërësi kanë treguar një përgjegjësi të lakmueshme për t’u përballur me këtë sfidë të re, dhe sistemi shëndetësor ka organizim, përkushtim dhe kompetencë,” tha Gjukanoviq. 

Ai thekson se të gjitha institucionet shtetërore, duke filluar nga Qeveria, policia, ushtria, deri te administratat lokale, inspektimi dhe shërbimet komunale, kanë treguar përparim shumë serioz në aspektin e funksionalitetit, si dhe përkushtimin, guximin dhe përgjegjësinë e jashtëzakonshme.


“Vullnetarë të pazëvendësueshëm, të udhëhequr nga Kryqi i Kuq i Malit të Zi, si dhe donator bujarë, vendas të shumtë, dhe është e rëndësishme të theksohen miq dhe investitorë të huaj shumë të njohur. E gjithë kjo është një arsye për kënaqësi dhe një mirënjohje të sinqertë dhe të thellë,” përfundoi Gjukanoviq. 

Pas 68 ditësh, që nga rasti i parë i regjistruar, Mali i Zi aktualisht është i lirë nga pacientët e infektuar me koronavirus.

SHARE