Foto: /Facebook/ Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit / Ministarstvo prosvjete, nauke i inovacija
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq Stojanoviq priti në takim kryetarin e komunës së Tuzit Lindon Gjelaj, përfaqësuesit e Shoqatave të Malësisë në SHBA, konkretisht: kryetarin e Shoqatës “Malësia e Madhe” New York Senad Lulanaj, kryetarin e Shoqatës “Jehona e Malësisë” Michigan Agron Dedivanaj, si dhe drejtorët e shkollave në komunën e Tuzit.
Ministrja Jakshiq-Stojanoviq i falënderoi përfaqësuesit e diasporës të cilët në periudhën paraprake investuan mjete të konsiderueshme që fëmijët në këtë komunë të kenë kushte sa më të mira për shkollim.
Ajo i njohu ata edhe me projektet zhvillimore që po zbaton Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit me qëllim të krijimit të një mjedisi më të mirë për fëmijët në të gjitha qytetet e Malit të Zi, duke përmirësuar të gjitha segmentet e procesit arsimor. Ajo theksoi rëndësinë e këtyre takimeve, të cilat sipas saj forcojnë marrëdhëniet ndërinstitucionale, por edhe bashkëpunimin me organizatat që punojnë dhe veprojnë në diasporë me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit në Mal të Zi.
Kryetari i komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, e falënderoi ministren e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit për kontributin që ka dhënë në përmirësimin e sistemit arsimor dhe theksoi gatishmërinë e tij për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe shtetërore.