Foto: Screenshot, Ambasada Francuske
Emisari special i Francës për Ballkanin Perëndimor e sheh dialogun si rrugën e vetme për Kosovën dhe Serbinë.
Rene Troccaz, të martën i pyetur për shkeljet e Marrëveshjes së Brukselit nga ana e Serbisë, tha që po punohet për t’i kaluar këto vështirësi, por se palët duhet të përmbahen nga veprime të njëanshme dhe masa të dëmshme.
„Ne kemi një kornizë për këtë. Është një pikë ndjeshmërie. Ne duhet ta normalizojmë. Jemi duke punuar me të dyja palët në mënyrë që të ndërmjetësojmë dialogun. Kjo është saktësisht pse BE-ja, siç e dini ka të ashtuquajturën marrëveshja e Brukselit e Ohrit që është një kornizë në të cilën të dyja palët me ndihmën e BE-së janë duke diskutuar që të tejkalojnë vështirësitë. Ne e dimë se cilat janë këto vështirësi. Kështu që ajo çfarë kërkojmë është që të dyja palët të frenohen nga çfarëdo lloj mase të dëmshme, të njëanshme… kjo është ku jemi,“ theksoi emisari special i Francës për Ballkanin Perëndimor.
Troccaz po ashtu tha që qëllimi dhe zgjidhja për këtë probleme është integrimi në Bashkimin Evropian e për Kosovën dhe Serbinë kjo bëhet me anë të dialogut.
„Ajo cfarë duhet të themi është që pikërisht siç e kam thënë më herët për ne qëllimi dhe përgjigja për këto probleme është integrimi në BE. Ne duhet të kemi progres në dialog brenda kësaj kornizë , kornizën e ndërmjetësuar nga BE, e dyta duhet që të përmbahemi nga çfarëdo mase e njëanshme dhe e treta është që duhet sigurisht të ndihmojmë të dyja palët që të gjejnë mënyrat për një marrëveshje të një zgjidhjeje që nuk është e lehtë. Por kjo është ajo çfarë kemi e ku jemi, ne nuk duhet të largohemi nga kjo rrugë e nga kjo kornizë. Kjo është përgjigja kryesore,“ tha ai.
Në panelin e parë për ditën e martë në Konferencën e Sigurisë në Beograd është diskutuar mbi kthimin e konkurrencës gjeopolitike, çka e bën të rëndësishëm zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Në këtë kontekst të ri, të luftës në Ukrainë, administratës së re në Uashington dhe gjithë gjërave që po lëvizin, po ndryshojnë, shumë konflikte, në Lindje të Mesme dhe gjithkund, sa e rëndësishme është për ne që të ndjekim rrugën evropiane të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Sa i përket anëtarësimit, penalistët të martën theksuan se vendet aspirantë duhet të kuptojnë që integrimi bazohet edhe në meritë.