DITË PUSHIMI DO TË JENË 24, 25, DHE 26 MAJI

Ditë pushimi për pjesëtarët e konfesionit islam me rastin e festës së ardhshme të Bajramit të Ramazanit do të jenë 24, 25, dhe 26 maji.

Nga Ministria për punë dhe çështje sociale kanë sqaruar se në bazë të ligjit për kremtimin e festave fetare, besimtarët e fesë islame kanë të drejtë në pushim të paguar të dielën, të hënën dhe të martën e ardhshme.

“Organet shtetërore dhe organet e administratave lokale, Institucionet publike, ndërmarrjet dhe subjektet tjera të cilat ushtrojnë veprimtari me interes publikë janë të detyruara që gjatë ditëve të festës të sigurojnë zhvillimin e punës , me ndërprerjen e të cilës do të mund të kishte pasoja për qytetarët dhe shtetin” thuhet në kumtesë.

SHARE