NGA MESNATA TË GJITHA LLOJET E DERIVATEVE DO TË JENË MË SHTRENJTË

Nga mesnata do të shtrenjtohen të gjitha llojet e karburanteve, njoftoi Ministria e Minierave, Naftës dhe Gazit.

Eurosuper 95 do të rritet me pesë cent dhe në dy javët e ardhshme do të kushtojë 1.46 euro për litër.

Eurosuper 98 do të rritet me katër cent dhe në dy javët e ardhshme do të kushtojë 1.49 euro për litër.

Nafta për ngrohje do të rritet me tre cent dhe do të kushtojë 1.31 euro për litër, ndërsa Eurodizeli do të rritet me tre cent dhe do të kushtojë 1.34 euro për litër.

Llogaritja e radhës do të bëhet më 4 nëntor dhe çdo ndryshim i çmimeve të derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga data 5 nëntor.

SHARE