KF „DEÇIQ“ KUALIFIKOHET NË XHIRON E TRETË TË LIGËS SË KONFERENCËS

Futbollistët e KF „Deçiq“ u kualifikuan në xhiron e tretë të Ligës së Konferencës.

Deçiq mbrëmë në stadiumin në Aeroportin e Vjetër ka luajtur ndeshjen e kthimit me Dinamon nga Batumi dhe arriti të ruaj barazimin 0:0.

KF „Deçiq“ u kualifikua në fazën tjetër falë fitores 2:0 që arriti në Batumi.

Rivali i radhës i skuadrës nga Tuzi do të jetë Helsinki.

Ndeshjet do të luhen më 8 dhe 15 gusht, ku dueli i parë është në Finlandë.

SHARE