SPAJIQ: OPOZITA DONTE TË PENGONTE MBAJTJEN E ORËS SË KRYEMINISTRIT

Kryeministri Millojko Spajiq u tha sot gazetarëve në Parlament se opozita kishte një plan dhe donte të pengonte mbajtjen e orës së kryeministrit.

“Unë u përpoqa, dola nga salla në një moment, por opozita vazhdoi të provokojë, të flasë për disa “fakte”, të flasë për gjëra që nuk janë të vërteta”, tha Spajiq.

Për shkak të zgjatjes së gjatë të asaj seance, ora e kryeministrit është shtyrë, të cilën deputetëve ua ka bërë të ditur kryeparlamentari Andrija Mandiq.

Kryeministri tha se ishin detyruar të kthehen në atë komision.

“Ne ramë dakord që ai komision të përfundojë dhe unë u përpoqa të largohem nga ai komision dhe të shkoj në orën e kryeministrit, për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në plenum. Mirëpo, opozita padyshim kishte plane të tjera. Ata thjesht penguan përfundimin e komisionit dhe unë e kuptoj lëvizjen e Mandiq dhe më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Kemi pasur shumë pyetje të mira dhe kemi përgatitur përgjigje. Pra, qytetarët nuk do të privohen, sepse të gjitha ato përgjigje do t’i publikojmë në internet, kështu që nuk do të ketë nevojë të përhapet, unë them, fatkeqësisht cirku. Opozita dëshiron që kjo të kthehet në cirk”, tha Spajiq.

SHARE