Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Andrija Mandiq sot në Shtëpinë e Qeverisë në Cetinë mbajti një ceremoni solemne me rastin e ndarjes së çmimit të Trembëdhjetë Korrikut.
Përfituesit për vitin 2024 janë: shkrimtari Andrija Radulloviq, piktor Branisllav Banet Sekulliq dhe doktori i shkencave teologjike Nikolla Marojeviq, si dhe Dragan Koprivica, fituesi i sivjetshëm i Çmimit të Trembëdhjetë Korrikut për Arritje Jetësore.
Kryetari Mandiq ka iniciuar sot idenë për restaurimin e kishës së Njegoshit në Lovqen, duke thënë se jemi mjaft të pjekur si shoqëri dhe komunitet për të realizuar, siç thotë ai, këtë ide fisnike, e cila do të çojë në pajtim dhe grumbullim të njerëzve.
“13 Korriku, si datë dhe ide, përfaqëson vetë thelbin e Malit të Zi. Është një ndërthurje e luftës shekullore për liri dhe idesë për të krijuar një shtet sovran dhe të njohur ndërkombëtarisht të popullit tonë mbi themelet e një besëlidhjeje historike që sapo është ruajtur dhe ushqyer në Cetinë dhe Malin e Zi të vjetër”, tha Mandiq.
Në ceremoninë me rastin e ndarjes së sivjetme të Çmimit të Trembëdhjetë Korrikut në Shtëpinë e Qeverisë në Cetinë morën pjesë deputetë, përfaqësues të organeve gjyqësore dhe legjislative, personalitete kishtare dhe përfaqësues të trupit diplomatik.