Erërat e fuqishme disa minutëshe shkaktuan dëme të konsiderueshme në zonën e Malësisë.
Sipas asaj që shihet në terren, erërat kanë shkaktuar dëme në kulmet e shtëpive, shkollave, por edhe në serra.
Me qindra hektar siperfaqe e mbjellë me produkte të ndryshme vendase si: shalqi, pjepër, spec, domate, patate, etj u demtuan për shkak të stuhive të forta që përfshin fshtrat e Malësisë.
Kryesisht era shkatërroi plastmaset e tuneleve të ndërtuara nga fermerët për ruajtjen e bimës nga temeperaturat e motit.
Dëmi ekonomik është i madh për familjet fermere pasi plastmasi duhet të zëvendësohet nga e para.