Grupi i Punës për Zgjerimin e BE-së do të diskutojë në seancën e sotme Raportin e Përkohshëm të Vlerësimit të Standardeve (IBAR).
Pozicioni i përbashkët i BE-së për kapitujt 23 dhe 24 është gjithashtu në axhendë.
Në vlerësimin e tij, Komisioni Evropian (KE) deklaroi se Mali i Zi ka përmbushur standardet e përkohshme, ka arritur një rezultat të mirë në nivelin e përputhshmërisë.
Burime të “Vijesti” sqaruan se vendimin përfundimtar nëse Mali i Zi do të marrë IBAR-in do ta marrin vendet anëtare të BE-së.
Gjatë vizitës së tij të fundit në Bruksel, kryeministri Millojko Spajiq tha se më 7 qershor, Komisioni Evropian “do t’ia kalojë stafetën në lidhje me IBAR-in në Këshillin Evropian të kryesuar nga Charles Michel”.
“Ai tha se është i gatshëm për një hap të tillë, se do t’i japë mbështetje absolute Malit të Zi në rrugën e marrjes së IBAR-it. COELA-ja e parë është më 7 qershor, shpresojmë që atje të marrim sinjalet e para. E fundit duhet të jetë më 13, 14 qershor, kështu që në atë periudhë vendet anëtare do të vendosin nëse do të mbështesin Malin e Zi për të marrë IBAR deri në fund të qershorit. Shpresojmë që vendet anëtare të kenë mirëkuptim për Malin e Zi dhe për momentin konkret në të cilin ndodhemi, ndaj pres që puna e madhe që është bërë në gjashtë muajt e fundit do të shpërblehet”, tha Spajiq pas takimit me Michel.