SONDAZHI DAMAR: LËVIZJA „EVROPA TANI“ DO TË MBËSHTETEJ NGA 22.8 PËRQIND E VOTUESVE, PDS 21.1, DRS 7.7…

Të dhënat kërkimore të Institutit DAMAR, të cilat u zhvilluan nga 16 deri më 23 maj, tregojnë se në rast se të gjitha partitë do të merrnin pjesë të pavarura në zgjedhjet parlamentare, Lëvizja „Evropa Tani“ do të fitonte 22.8 për qind të votave. 

Për Partinë Demokratike të Socialistëve do të votonin 21.1 për qind e qytetarëve, ndërsa për Demokracinë e Re Serbe 7.7 për qind e qytetarëve.

“Mali i Zi Demokratik do të kishte 7 për qind të votave, Partia Boshnjake 6,7 për qind dhe Partia Popullore Demokratike 6 për qind të votave”, thuhet në njoftim.

Lëvizja Qytetare URA do të kishte mbështetjen e 3.9 për qind të votuesve, Partia Popullore Socialiste 3.7 për qind, Partia Social Demokrate 3.2 për qind, dhe Social Demokratët 2.6 për qind.

Për Alternativën Shqiptare do të votonin 2.3 për qind, Lëvizjen „Kthimi“ 1.8 për qind, Unionin Demokratik të Shqiptarëve 1.7 për qind, Lëvizjen për Ndryshim 1.5 për qind dhe FORCA-n 1.2 për qind.   

Partitë që sipas hulumtimit kanë pasur më pak se një për qind të mbështetjes janë Partia Demokristiane (0.8%), Lëvizja Evropiane Malazeze (0.8%), Iniciativa Qytetare Kroate (0.8%), Mali i Zi i Bashkuar (0.7%), Mali i Zi i drejtë (0.4)%, Drejtësi për të gjithë (0.3%), Aleanca Demokratike në Mal të Zi (0.3%), Partia Liberale (0.3%) dhe Mali i Zi i Lirë (0.1%).

“Për sa i përket politikanëve, vlerësimin mesatar më të mirë e ka Jakov Millatoviq – 3,26, i ndjekur nga Millojko Spajiq me 3,09 dhe Millo Gjukanoviq me 2,77,“ tregoi hulumtimi.

Mesatarja e politikanëve të tjerë është si në vijim: Aleksa Beçiq – 2,73; Dritan Abazoviq – 2,67; Millan Knezheviq – 2,59, Danijell Zhivkoviq – 2,53; Andrija Mandiq – 2,5; Srgja Periq – 2,46; Vlladimir Leposaviq – 2,39; Ervin Ibrahimoviq 2,33; Vlladisllav Dajkoviq – 2,31; Ivan Vujoviq – 2,3; Nebojsha Medojeviq – 2,29; Damir Shehoviq – 2, 28;  Vlladimir Jokoviq – 2,28; Marko Millaçiq – 2,24; Novak Axhiq 2,19 dhe Nik Gjeloshaj 2,14.

SHARE