KONFIRMOHET RASTI I PESTË I FRUTHIT NË MAL TË ZI, I DYTI NË PODGORICË

Në Mal të Zi është konfirmuar rasti i pestë i infektimit me virusin e fruthit (lisë së vogël) te një fëmijë nga Podgorica, ndërsa në kryeqytet është rasti i dytë, njofton Instituti i Shëndetit Publik.

Instituti do t’i drejtohet opinionit së shpejti me një deklaratë lidhur me atë rast.

Para disa ditësh në Podgoricë u regjistrua rasti i parë i lisë tek një fëmijë dyvjeçar e gjysmë.

Instituti bën me dije se po heton edhe një rast tjetër i dyshuar për fruthin.

Më herët, sëmundja është regjistruar te dy fëmijë në Tivar dhe Rozhajë.

Instituti i Shëndetit Publik u bëri thirrje prindërve në një deklaratë dy ditë më parë që t’i sjellin fëmijët e tyre për vaksinim pa vonesë.

SHARE