Linja e trageteve Ankona-Tivar-Durrës duhet të vendoset nga data 3 korrik i këtij viti.
Dhe me atë rast, në Portin e Tivarit u mbajt një takim i organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Transportit dhe Çështjeve Detare, me temën krijimi i një plani dinamik për sigurimin e kushteve në pikën kufitare të Portit të Tivarit për trafikun detar ndërkombëtar.
“Në takim u dakorduan për aktivitete për krijimin e kushteve për funksionimin e shërbimeve kufitare në pikën kufitare Porti i Tivarit. Po ashtu, janë dakorduar për masat dhe aktivitetet që do të ndërmerren nga të gjitha organet kompetente për të bërë përgatitjet me kohë për hapjen e kësaj linje traget në pikën kufitare në Portin e Tivarit,” njofton MPB.
Siç thuhet në njoftim, Komuna e Tivarit do të ofrojë mbështetje në realizimin e kësaj ideje në një pjesë të kompetencave të tyre.