PËRFAQËSUESIT E KRYEQYTETIT NUK U PARAQITEN NË TAKIMIN PËR DEMARKACIONIN ME TUZIN

Sot në mëngjes është mbajtur seanca e parë e komisionit të ri organizativ që merret me demarkacionin e komunës së Tuzit dhe kryeqytetit, por pa përfaqësues të kryeqytetit.

Komuna e Tuzit bën thirrje për dialog, ndërsa Ministria e Administratës Publike paralajmëron takim për më 8 maj, kur besojnë se do të fillojnë punën.

Kanë kaluar dy vjet pa asnjë mbledhje të komitetit organizativ, i cili duhet të zgjidhë këtë sagë shtatëvjeçare.

Një nga arsyet është edhe ndryshimi i negociatorëve nga Podgorica.

Ndonëse nuk janë paraqitur në mbledhjen e mëngjesit të sotëm, komuna e Tuzit nuk e sheh atë si pengesë.

Emin Haxhi nga komuna e Tuzit është i mendimit se përfaqësuesit e kryeqytetit nuk synojnë pengesa.

“Dua të besoj se ata duan të punojnë. Ky është Mali i Zi dhe ne të gjithë jemi pjesë e këtij vendi,” tha ai.

Nga ana tjetër, ish-kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, beson se kryeqyteti po ikën nga takimi.

“Ata shfrytëzojnë pronën e përbashkët pa demarkacion dhe kështu bllokohet zhvillimi i Tuzit”, ka thënë ai.

Nga Ministria e Administratës Publike thonë se mospjesëmarrjen në takim e kanë paralajmëruar nga kryeqyteti, ndaj nuk do ta cilësojnë si pengesë.

Naim Gjokaj nga MAP, megjithatë, thotë se përvoja u ka treguar se kryeqyteti në një farë mënyre nuk ishte i interesuar që kjo seancë të mbahej.

“Bordi ka një përbërje të re dhe me sa kam parë më shumë anëtarë të bordit janë të gatshëm për të biseduar”, tha Gjokaj.  

Ky proces është pothuajse i përfunduar, por nuk ka një afat të caktuar se kur duhet të përfundojë.

Zgjidhja, si zakonisht, është arbitrazhi.

“Nëse është e nevojshme do të propozojmë një komision arbitrazhi dhe atë kërkesë do ta dërgojmë në Qeveri”, ka theksuar Gjokaj.

Të rikujtojmë se në seancën e përmendur për më 8 maj duhet të zgjidhet kryetari i komisionit organizativ dhe të përcaktohet dinamika e punës.

SHARE