Ambasadori aktual i BE-së në Sarajevë, John Sattler, është emëruar si ambasador i ri i BE-së në Mal të Zi.
Përkatësisht, Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE), Stefano Sanino, u dërgoi vendeve anëtare listën e ambasadorëve dhe të dërguar të posaçëm të emëruar nga kreu i diplomacisë së BE-së, Joseph Borell.
Në listën në të cilën ka pasur akses Radio Evropa e Lirë, shihet se është bërë një ndryshim i dukshëm në stafin diplomatik që lidhet me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Shërbimi i Punëve të Jashtme të BE-së pritet ta publikojë këtë listë së shpejti.
Në kuadër të rotacionit në pozitat diplomatike të BE-së, ish-lehtësuesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është emëruar nga Borell si ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër.
Mandati do t’i përfundojë dhe shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, që njëherësh është edhe Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Kosovën, Tomas Sonyongut.
Në vend të tij, Zyrën e BE-së në Prishtinë do ta udhëheqë ambasadori aktual i Estonisë në BE, Aivo Ora.