GJELOSHAJ: GËZUAR DHE PËR SHUMË MOT PASHKËT

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, në profilin e tij në Facebook ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e festës së Pashkëve.

Në postimin e plotë të Gjeloshaj thuhet:

Të nderuar miq,

Sot është Dita e Pashkëve, festë e madhe që simbolizon ringjadhjen e shpiriti njerëzor. Ditë e shpresës, e fitores së jetës mbi vdekjen, ditë e paqes, dashurisë për të rritur e forcuar besimin në njëri-tjetrin.
Në këtë festë është momenti që të përkujtojmë të afërmit, që nuk janë në mesin tonë, le të shtojmë respektin për njerëzit me të cilët jetojmë dhe le të ndërtojmë bashkërisht një të ardhme më të mirë.

Dëshiroj që, në këtë festë të gëzuar, paqja, dashuria dhe mirëkuptimi të mbizotëroj mes qytetarëve të vendit tonë dhe në gjithë botën.

Gëzuar dhe për shumë mot Pashkët!

Sinqerisht,
NGJ

SHARE