Nga dje e deri në mëngjes të ditës së sotme në orën 08:00, laboratorët e Institutit përfunduan analizën e 160 mostrave, përfshirë pesë raste të reja pozitive të infeksionit të ri të koronavirusit. Të gjithë pacientët janë nga Podgorica, theksuan nga Instituti i Shëndetit Publik.
Nga rastet e konfirmuara rishtazi të Covid 19, siç raportohet nga ISHP, tre janë kontakte të rasteve të hershme, dhe burimi i infeksionit në dy raste është ende në kërkim.
Në Mal të Zi, 262 persona janë të prekur nga COVID19.
Rastet sipas bashkive janë:
Podgoricë: 137
Tuz: 36
Nikshiq: 31
Tivar: 21
Ulqin: 9
Andrijevicë: 7
Bijello Pole: 6
Herceg Novi: 6
Budva: 4
Danillovgrad: 3
Tivat: 2