GJELAJ PRITI NË TAKIM KRYETARIN E SHOQATËS SHQIPTARO-AMERIKANE “MALËSIA” NGA KALIFORNIA, SHERIF – SHEKI KRNIQ

Kryetari i komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, priti sot në takim kryetarin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Malësia” nga Kalifornia – SHBA, Sherif – Sheki Krniq.

Në bisedë kryetari Gjelaj e njoftoi Krniq mbi të arriturat e komunës në mandatin e kaluar, punët që janë në vazhdim e sipër, si dhe planet për të ardhmen.

“Diaspora për udhëheqjen e komunës është gjithmonë e mirëseardhur dhe e shohim si partner, prej të cilit mund të mësojmë shumë”, deklaroi kryetari Gjelaj.

I kënaqur me të arriturat evidente në infrastrukturën e Tuzit dhe të Malësisë në përgjithësi, Krniq shprehu dëshirën që Malësia të zhvillohet sa më shumë dhe se në diasporë në vazhdimësi do të kenë një partner të vërtetë, por edhe vëzhgues syçelë të veprimtarisë.

SHARE