DERI ME TANI NË KOMUNËN E TUZIT JANË REGJISTRUAR 7.935 BANORË, 2.565 BANESA DHE 1.844 AMVISËRI

Në Mal të Zi nga fillimi i regjistrimit e deri më sot janë regjistruar 311.528 persona, 100.594 amvisëri dhe 154.442 banesa, ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë për Statistika (Monstat), Mirosllav Pejoviq.

Ai në një adresë video tha se dinamika e regjistrimit është e kënaqshme pothuajse në të gjitha komunat dhe në përputhje me planin.

“Qytetarët marrin pjesë masivisht në regjistrim, me faktin se rastet e refuzimit janë sporadike dhe nuk mund të konsiderohen përfundimtare”, theksoi Pejoviq.

Kryetari i komisionit për regjistrimin e popullsisë në Komunën e Tuzit, Lindon Gjelaj njoftoi se deri ditën e djeshme janë regjistruar 7.935 banorë, 2.565 banesa dhe 1.844 amvisëri.

„Dinamika e regjistrimit të popullsisë është duke u zhvilluar sipas planit. Falenderojmë të gjithë qytetarët e komunës së Tuzit për bashkpunim që po tregojnë me regjistruesit dhe instruktorët,“ shkruan Gjelaj në „Facebook“.

SHARE