ANGJELLA BERISHAJ FITOI MEDALJE TË BRONTË NË TURNEUN NË SUEDI

Angjella Berishaj, fitoi medalje të bronztë në turneun në Suedi.

Anëtarja e klubit „Besa“ ishte e lirë në turin e parë të kategorisë deri në 73 kilogramë, ndërsa në të dytin eliminoi 2:0 britaniken Poppy McKay.

Në ndeshjen gjysmëfinale ajo u mposht nga çekja me përvojë Iveta Jirankova.

Përveç medaljes së bronztë, Berishaj fitoi edhe 3.60 pikë për renditjen botërore në Uppsala, një qytet i vogël pranë Stokholmit.

„Fatkeqësisht, ajo humbi raundin e parë, edhe pse tabela e rezultateve thoshte se kishte fituar. Gjyqtari e ktheu ndeshjen dhe dha gjobë për konkurrenten tonë. Angjella, pas këtij raudi të humbur, nuk mundi të rikthehej në ndeshje në raundin e dytë, kështu që çekja fitoi finalen”, tha trajneri i Besës, Nikollë Gegaj.  

Ai ka theksuar se përkundër medaljes dhe pikëve të fituara, nuk është i kënaqur me atë që është bërë në Suedi.

“E mira është se ajo arriti të përmirësojë renditjen e saj dhe arriti në vendin e 26-të në renditjen botërore në kategorinë deri në 73 kilogramë. Kjo i jep asaj mundësinë për Grand Prix vitin e ardhshëm dhe një short më të lehtë për kualifikimin në Lojërat Olimpike në Paris”, tha Gegaj.

Ai bëri të ditur se Berishaj deri në fund të vitit do të marrë pjesë në turneun G1 në Sarajevë, në Kupën Ballkanike dhe në Kampionatin Evropian për U21.

“Në ciklin e garave nga tetori, ne patëm mbështetjen e Komitetit Olimpik të Malit të Zi dhe sponsorëve të tij, të cilët na dhanë një shtysë për t’u përgatitur sa më mirë dhe për të ngjitur shkallët në majën e fronit botëror,” tha Gegaj.

SHARE