Spageti Kremoze me Kungull

Kungulli është ushqimi më i shëndetshëm i periudhës si dhe një ndër më të shëndetshmit.

Mund ta përdorni në çdo recetë e veçanërisht tek makaronat shumë të preferuara për çdo tryezë.

Në këtë recetë AgroWeb.org ju tregon se si mund t’i përgatisni të dy këto përbërës në një recetë të vetme.

Përbërësit

  • 400 gr kungull vjeshte
  • 230 gr makarona spageti
  • 130 gr thërrime buke të thekur
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 8 lugë gjelle gjalp
  • 3 thelbi hudhër
  • 1 lugë gjelle trumzë e tharë
  • 2 lugë gjelle majdanoz i grirë
  • Kripë
  • Djathë i grirë kaçkavall

Përgatitja

Për të nisur këtë recetë AgroWeb ju këshillon të vini në zjarr ujin për makaronat dhe kur të fillojë të ziejë t’i shtoni ato në tenxhere.

Ndërkohë në një tigan të thellë sperkasni pak vaj ulliri në nxehtësi mesatare, shtoni thërrimet e bukës së thekur dhe skuqini për 3-5 minuta.

Sipas dëshirës shtoni kripë dhe piper teksa përzieni që thërrimet e bukës të marrin ngjyrë të artë.

Kur të jenë gati lërini veçmas dhe shkrini 2 lugë gjelle gjalpë në një tjetër tigan të vogël.

Aty shtoni kungullin e vjeshtës të prerë në kubikë dhe përzieni herë pas here derisa të marrë ngjyrë të artë.

Gatuajeni për 6-8 minuta dhe nsërish shkrini 6 lugët e mbetura të gjalpit duke i shtuar një nga një dhe shtoni aty erëzat bashkë me hudhrën e grirë.

Përziejini edhe këto për 1 minutë ndëkohë makaronat duhet të jenë gatuar, ndaj shtojini tek ky tigan bashkë me kungullin që përgatitët në fillim.

Përzieni mirë derisa e gjithë masa të bashkohet dhe sipas dëshirës mund të shtoni shumë pak ujë nga ai i makaronave.

Lërini në zjarr të ulër për 1 minutë dhe përzieni mirë, para se t’i shërbeni shtoni edhe thërrimet e bukës bashkë me djathin e grirë kaçkavall.

Shtoni edhe më shumë majdanoz nëse dëshironi një shije më të freskët./AgroWeb.org

SHARE