HAPET CALL CENTAR: NUMRI 1616, PËR KËDO QË DYSHON SE KA KORONAVIRUS

Call Center u hap sot në Institutin e Shëndetit Publik, dhe numri unik falas 1616 është i destinuar për këdo që dyshon se janë infektuar me koronavirus të ri, ose që kanë simptoma që tregojnë për infeksion. Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Malit të Zi, Kenan Hrapoviq, hapi sot Qendrën e Thirrjeve në Institutin e Shëndetit Publik, e cila do t’u mundësojë qytetarëve të komunikojnë në mënyrë më efektive me ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik. Linja 1616 do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 8.00 e mëngjesit deri në orën 23.00 pasdite. Hrapoviq theksoi se këto ditë ne jemi dëshmitarë të qëndrimit të përgjegjshëm të profesionistëve në luftën kundër virusit që ka pushtuar botën.

SHARE