FATURA MESATARE NË SHTATOR 27.68 EURO

Fatura mesatare e muajit shtator për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi, nëse përjashtohen pikat matëse të palexuara në objektet që nuk janë të banuara përgjithmonë, arrin në 27,68 euro, njoftoi Elektoekonomia e Malit të Zi.

“Konsumi mesatar më i ulët i amvisërive në Plevle është 19,47 euro, ndërsa konsumi mesatar më i lartë i muajit paraprak është shënuar në Ulqin, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 36,03 euro energji elektrike”, thuhet në njoftim.

SHARE