GJELOSHAJ: DEPONIA DUHET TË BËHET PRONË E KOMUNËS SË TUZIT

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka thënë se përkundër vullnetit që kanë treguar në Tuz, nuk kanë arritur të bashkohen me administratën e re lokale në Podgoricë.

Ai kërkon që Deponia të kalojë në pronësi dhe menaxhim të komunës së Tuzit.

“Bazuar në Ligjin për Organizimin Territorial të Malit të Zi, nuk ka afat për ndarjen e pronës me rastin e themelimit të komunës së re. Komuna e Tuzit që nga themelimi ka qenë objekt i pengesave nga Kryeqyteti në çdo hap që kanë mundur dhe tani kemi një administratë të re të qytetit! Ende nuk kemi arritur të takohemi me administratën e re të qytetit, por kemi shprehur vullnetin dhe dëshirën tonë”, tha Gjeloshaj.

Siç theksoi kryetari, meqenëse Deponia është në territorin e komunës së Tuzit, dhe situata aktuale nuk mund të tolerohet më, “është koha që ajo të kalojë në pronësi dhe menaxhim të komunës së Tuzit”.

“Prona e përbashkët që është në territorin tonë duhet të jetë e jona, dhe ajo që do të mbes në kryeqytet të mbetet pronë e Podgoricës! Nuk do të presim pafundësisht, nëse nuk ka zgjidhje deri në fund të vitit, do ta mbyllim Deponinë përmes vendimit për shpalljen e pavlefshme të dokumentit planifikues (i cili është zgjatur ilegalisht) dhe vendimit për mbylljen e Deponisë në Kuvendin lokal të Tuzit, në juridiksionin e të cilit janë të dyja vendimet”, tha Gjeloshaj.

Siç thotë ai, “në oborrin tonë askush më nuk do të na menaxhojë më pronën”.

“Nëse doni një zgjidhje është e mundur, nëse doni edhe të bëni sikur nuk e dini se për çfarë bëhet fjalë, do të keni një reagim shumë shpejt,” ka njoftuar kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.  

SHARE