TUZI NUK HEQ DORË NGA KUÇI

Kam komunikim të përditshëm me kryebashkiakun e Podgoricës Ivan Vukoviq dhe jemi afër një marrëveshje, dhe nëse ka diçka për të cilën nuk do të biem dakord, arbitrazhi do të zgjidhë, por ne kemi përcaktuar gjërat më themelore në lidhje me funksionimin e Komunës së Tuzit, tha Nik Gjeloshaj, Kryetari i Komunës së Tuzit për portalin CDM. Ai theksoi se situata aktuale në Mal të Zi nuk do të ngadalësojë ndarjen territoriale midis Komunës së Tuzit dhe Kryeqytetit, pasi që ai dhe Vukoviq po punojnë me të gjitha forcat. Gjeloshaj deklaron se nuk heqin dorë nga Kuçi që sipas kadastret edhe pjesë e Komunës së Tuzit, sepse siç thotë ai, është pjesë historike e Malësisë. Ai gjithashtu thekson se ata respektojnë kërkesën që Deponia të jetë pronë e Kryeqytetit por të dakordohen për modelin, si të mbeten pronarë, ndërsa Komuna e Tuzit të mos humbas financiarisht në shpërndarjen përfundimtare të pronave. Gjeloshaj shprehet se vetëm nëse arbitrazhi vendos , do t’i japë kishën e Shën Nikollës dhe varrezat në Mataguzh. Ai tha se Komuna e Tuzit do të marrë përsipër të gjitha ndërmarrjet në territorin e vetë.

SHARE