SOT U MBAJT SEANCA E XII E KUVENDIT TË KOMUNËS SË TUZIT

Sot u mbajt seanca e XII e Kuvendit Komunal të Tuzit. Në rend të ditës ishin të parapara 4 pika, ku me aprovimin e shumicës u shtuan edhe 2 pika të tjera. Pika e parë ishte propozim vendimi mbi plotësimin e Statutit të Komunës së Tuzit. Në lidhje me këtë pikë u bënë diskutime të shumta mbi stemën e përzgjedhur nga ana e Komisionit përgjegjës, ku për hir të opinionit dhe disa këshilltarëve që kërkuan sqarim më të detajuar, Kryetari i Komunës Nik Gjeloshaj dha disa sqarime, poashtu edhe nënkryetari i Komunës së Tuzit Ivan Ivanaj dha sqarime mbi simbolikën e kësaj stemë. Për këtë pikë 18 këshilltarë u deklaruan për, ndërsa këshilltarët e tjerë nuk muerën pjesë në votim. Pika e dytë e rendit të ditës ishte propozim vendimi i rregullimit hapësinor të Komunës ë Tuzit. Propozuesi Lekë Ivezaj bëri sqarime mbi rregullimin hapësinor të Komunës së Tuzit, ku kjo pikë u aprovua nga të gjithë të pranishmit. Pika e tretë kishte të bënte me programin e punës së SHPK Komunale për vitin 2020, me propozim vendim mbi dhënien e pëlqimit. Drejtori i drejtorisë së SHPK Komunale z. Nikollë Camaj kishte fjalën e rastit ku foli mbi planet që kjo ndërmarrje ka paraparë për vitin 2020, nevojat elementare të qytetarëve të Malësisë siç janë ujësjellësi, mbeturinat, ndriçimi etj. Camaj u tregua i gatshëm që tu përgjigjet pyetjeve që këshilltarët bën në lidhje me funksionimin e Komunales. Mbi këtë pikë 18 këshilltarë votuan për, ndërsa 8 ishin të përmbajtur. Pika e katërt dhe e pestë të propozuara nga sekretari i Sekretariatit për financa dhe zhvillim ekonomik Emin Haxhi ishin propozim vendimi mbi kompensimin për punën e trupave punues të përhershëm dhe përkohshëm të Kuvendit të Komunës së Tuzit e themeluar me vendime të veçanta dhe vendimi mbi kompensimin vjetor për shfrytëzimin hapësinor për objektet e paligjshme. Pika e katërt u votua nga të gjithë të pranishmit ndërsa pika e pestë u votua nga 26 këshilltarë dhe 1 i përmbajtur. Pika e gjashtë e rëndit të ditës ishte pikë shtesë nga ana e opozitës që të bëhet plotësimi i Komisionit zgjedhor Komunal, ku kishin të drejtë të propozonin 3 persona, kjo pikë u aprovua nga shumica prezente dhe 1 abstenim. Në fund, kryetari i Komunës Gjeloshaj shfrytëzoi rastin që të njoftojë qytetarët dhe këshilltarët mbi takimet me Qeverinë e Malit të Zi në lidhje me ndarjen e pronës dhe territorit. Nga ana e Komunës së Tuzit ka qenë deshira që të arrihet marrëveshje në bazë të asaj që ka parashikuar ligji por nuk kanë hasur pajtujshmëri nga ana e Qeverisë. Kryetari Gjeloshaj shpreson se kjo çështje do të zgjidhet në një të ardhme të afërt , me një marrëveshje që do të jetë në interes të Komunës së Tuzit.

SHARE