QEVERIA MIRATON INFORMACIONIN PËR NDËRTIMIN E NJË SHKOLLE FILLORE NË TUZ DHE GJIMNAZIT NË PODGORICË

Qeveria miratoi informacionin për ndërtimin e një shkolle fillore në Tuz dhe nevojën për bartjen e të drejtës për disponimin e tokës ndërtimore në atë komunë.

Ministri i Arsimit Miomir Vojinoviq në seancën e Qeverisë ka shpjeguar se toka është në pronësi të Komunës së Tuzit.

“Në bazë të vendimit të Kuvendit të asaj komune është verifikuar se është lejuar kalimi i të drejtës së disponimit të tokës në Qeverinë, përkatësisht Ministrisë së Arsimit për të filluar punën,“ tha ministri.

Qeveria miratoi gjithashtu informacionin për ndërtimin e një gjimnazi të ri në Podgoricë.

SHARE