NË AKSIONIN HUMANITAR NË QKI MALËSIA, U BASHKUAN 4000€ dhe 1020$

SHKA “Koha” nga Dinosha , në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar, Komunën e Tuzit, QKI “Malësia” organizuan mbrëmje humanitare. 

Kjo mbrëmje filloi me himnin kombëtar dhe pasoji me një minut heshtje për të gjithë ata që humben jetën nga tërmeti që tronditi Shqipërinë mëngjesin e së martes. Të pranishëmve ju drejtuan nënkryetari i Komunës së Tuzit Ivan Ivanaj, nënkryetari i KKSH-së Smail Çunmulaj, kryetari i SHKA “Koha” Sulejman Beqaj. 

Moderator i kësaj mbrëmje ishte Fikret Lulanaj. 

Gjatë kësaj mbrëmje u transmetua filmi historik “Nëntori i dytë”

Gjatë mbrëmjes humanitare e cila u zhvillua në QKI “Malësia” në Tuz, u bashkuan 3500 € dhe 1020 $.

Gjithashtu nxënësit e SHF “29 Nëntori” në Dinoshë, gjatë aktivitetit të tyre afarist grumbulluan 500€ të cilat u dorzuan në këtë mbrëmje humanitare.

Në total për familjet e prekura nga termeti në këtë aksion u bashkuan 4000 € dhe 1020 $.

SHARE