TË GATSHËM PËR TI NDIHMUAR SHQIPËRISË MIKE

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq është rregjistruar në Librin e ngushëlliemve pranë Ambasades së Shqipërisë në Podgoricë. Libri i ngushëllimeve është hapur me rastin e tërmetit, që ka goditur Shqipërinë, në të cilën kanë vdekur shumë persona, dhe janë lënduar dhjetëra të tjerë, gjithashtu ka pasur dëme materiale. “Imazhet që vazhdojnë të vijnë nga Shqipëria fqinje dhe miqësore, dëshmojnë për trishtimin dhe dhimbjen e jashtëzakonshme të qytetarëve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe që kanë shkatërruar shtëpitë e tyre dhe shkaktojnë ndjenjë të veçantë për qytetarët e Malit të Zi. Mali i Zi mbetet në solidaritet në këto momente të vështira dhe është i vendosur të ofroj mbështetje dhe ndihmë të plotë për Shqipërinë fqinje ,” tha Gjukanoviq.

 

SHARE