PËR TË PREKURIT NGA TËRMETI, AKSIONE HUMANITARE NË TUZ

Për të prekurit nga tërmeti të cilët mbeten në qiell të hapur dhe në nevoj jetike për veshmbathje, strehim dhe ushqim janë filluar disa aksione edhe në Malësi. Tifozat Kuq e Zi nga Malësia kanë grumbulluar të holla që do përdoren për blerjen e materialeve të nevojshme. Gjithashtu gjatë ditës së sotme në qendër të Tuzit, tifozat Bishat kanë filluar në mëngjes aksionin e tyre për grumbullimin e ushqimeve, mjeteve higjenike, veshjeve dhe batanijeve, ku ata thanë se këto do të dërgohen në Durrës nga vet fakti se ky është vendi më i prekur prej tërmetit që tronditi të gjithë Shqipërinë. Për të gjithë të interesuarit nesër me 28.11 OJQ Lëvizja për zhvillimin e Tuzit dhe Qendra internacionale shkencore do të organizohet aksion në qendër të Tuzit, nga ora 10 deri në orën 14. Aksioni vazhdon në QKI Malësia në Tuz duke filluar në orën 19, në këtë mbrëmje do të shfaqet filmi historik Nëntori i dytë. Mjetet që do të grumbullohen në këtë mbrëmje do tu dedikohen të prekurve nga tërmeti.

SHARE