GJELOSHAJ URON 247-VJETORIN E SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

Në emër të Komunës së Tuzit, si dhe në emrin e tij personal kryetari Nik Gjeloshaj, dërgoj urimet më të përzemërta mbarë popullit amerikan me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

„Miqësia dhe partneriteti shekullor që na lidh me SHBA-në është forcuar më tej nga vëllezërit tanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vëllezërit dhe motrat tona në SHBA janë ura më e mirë që na lidh me popullin tonë mik amerikan, prandaj 4 korriku është edhe festa jonë. Në shenjë respekti dhe nderimi për aleatin dhe partnerin tonë kryesor, në vend të flamurit të komunës, sot kemi vendosur flamurin e SHBA-së,“ shkruan Gjeloshaj.  

Po ashtu, ministri i Administratës Publike Marash Dukaj ka uruar 4 Korrikun – festën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

SHARE