Dy tërmete të fuqishëm me magnitudë të Rihterit 6.2 dhe 6.5, kanë goditur Shqipërinë këtë mëngjes.
Top Channel ka raportuar se 4 persona janë vrarë dhe më shumë se 150 të tjerë janë plagosur.
Kryeministri shqiptar Edi Rama konfirmoi në llogarinë e tij në Twitter, se tërmeti kishte pasoja të thella, por gjithashtu mori jetën shumë personave. “Ne po punojmë intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme. Është një moment dramatik kur duhet të qëndrojmë të qetë dhe të qëndrojmë krah për krah”, ka shkruar Rama, i bindur se do ta kapërcejnë këtë situatë të vështirë me ndihmën e miqve.
Shërbimi Publik Shqiptar raportoi se “imazhet apokaliptike” po vinin nga Durrësi këtë mëngjes, epiqendra e këtij termeti që zgjoi të gjithë rajonin.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka njoftuar se për të gjitha shkollat e Qarkut Tiranë dhe Qarkut Durrës do të pezullohet mësimi ditën e sotme.
Dridhjet e forta u ndjenë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci.