GJELOSHAJ NË KUADËR TË VIZITËS NË SHBA , INTERVISTË PËR ZËRIN E AMERIKËS

Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot në një intervistë për Zërin e Amerikës, tregoi që me bashkimin e partive politike shqiptare, me datën 3 Mars 2019 mbas 3 dekadash u arrit Komuna e Pavarur. Gjeloshaj ndër të tjera foli mbi arrijet dhe ecuritë e punës së Komunës së Tuzit, nga marrja e pushtetit. Gjithashtu në këtë bisedë u theksua binjakëzimi në mes Komunës dhe Rochester Hills që u bë para disa vitesh, që njëherësh pritet edhe takimi në mes të Kryetarit Gjeloshaj dhe Kryetarit të Bashkësisë Rochester Hills Ryan Barnet.

SHARE