Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj priti në takim drejtorin e Drejtorisë për komunikacion të Malit të Zi, Radomir Vuksanoviq.
Si njofton komuna e Tuzit në takim u diskutua lidhur me projekte të cilat kjo drejtori ka në kompetencat e veta.
Një ndër këto projekte është fillimi i punimeve në ndërtimin e fazës së tretë të Bulevardit Tuz-Podgoricë, i cili pritet të fillojë shumë shpejt.