Ambasador Flamur Gashi – Keshilltar për Çeshtjet e Rajonit dhe Diasporen i Presidentit të Republikës së Shqiperisë Ilir Meta priti nxënësit e shkollave të mesme në gjuhen shqipe në Mal të Zi. Gashi në njoftimin e tij në Facebook shprehet i kënaqur që në diten e 111 vjetorit të fillimit të punimeve të Kongresit të Alfabetit në Manastir, kishte nder të priste në emer të Presidentit të Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta, në Institucionin e Presidencës një grup nxënësish shëmbullor dhe arsimtaret e shkollave të mesme në gjuhen shqipe nga Ulqini, Tuzi, Plava e Gucia. Ky grup me nxënës dhe arsimtar, nën organizimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptareve në Mal te Zi – me kryetar Faik Nika vizituan edhe Panairin e Librit “Tirana 2019”.